Çitaku reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Situata është alarmante
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar për vrasjes e një grua në Pejë nga bashkëshorti i saj.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se situata në ditët e fundit në Kosovë është alarmante, ngase është shpeshtuar numri i vrasjeve të grave në Kosovë.
Ajo u shprehë e shqetësuar, përderisa ka thënë se nuk po mundet të gjejë fjalë.
“Edhe një grua u vra sot në Pejë. Nga bashkëshorti.Situata është alramante.Spo mundem me gjetë as fjalë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Ndryshe, dyshohet se një grua është vrarë në mëngjesin e sotëm nga bashkëshorti i saj në Pejë.Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikqi e ka konfirmuar për Tëvë se i dyshuari është arrestuar.
Vritet një grua në Pejë, dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti