Çitaku: Shpresoj që Osmani e Kurti t’i kenë kuptuar mesazhet e Sekretarit të Shtetit Blinken

Çitaku: Shpresoj që Osmani e Kurti t’i kenë kuptuar mesazhet e Sekretarit të Shtetit Blinken

Nënkryetarja e Partisë Demoratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas takimit të presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Çitaku shpreson se Osmani e Kurti “t’i kenë kuptuar drejtë mesazhet e Sekretarit të Shtetit Blinken”, përcjell Periskopi.

Ajo tutje u shpreh se pa përfshirjen e drejtëpërdrejtë të SHBA-ve nuk është e përmbyllur suksesshëm asnjë projekt.

Më poshtë keni postimin e plotë të znj. Çitaku:

Pa përfshirjen e drejtërdrejtë të SHBA-ve nuk është përmbyllur sukseshëm asnjë projekt gjeostrategjik në kontinentin Evropian.

Ne në Kosovë e dimë këtë më së miri! Shpresoj që udhëheqësit e Institucioneve të Kosovës t’i kenë kuptuar drejtë mesazhet e Sekretarit të Shtetit Blinken. Mirëmbajtja e status quo-së në dialogun

Kosovë-Serbi i shkon për shtatit Serbisë dhe forcave destruktive në rajonin tonë. /Periskopi/

Shpërndaje në: