Çitaku: VV e ka në dorë zhbllokimin e Kuvendit, përdorimi i mjeteve normale s’është në traditën politike të saj

Çitaku: VV e ka në dorë zhbllokimin e Kuvendit, përdorimi i mjeteve normale s’është në traditën politike të saj

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka thënë se mënyra si po e trajton VV Kosovën, institucionet dhe qytetarët është “e papërgjegjshme dhe e papranueshme”.

Ajo ka shtuar se Vetëvendosje e ka në dorë zhbllokimin e punës së Kuvendit.

“E papërgjegjshme dhe e papranueshme është mënyra se si Lëvizja Vetëvendosje trajton Kosovën, institucionet dhe qytetarët e saj. Përpjekja e vazhdueshme për të degraduar çdo institucion është konstanta e vetme e kësaj lëvizjeje. Nga gurët dhe gazi, deri te kryeneçësia e pakuptimtë, LVV nuk ka zgjedhur kurrë mjete për të sulmuar dhe dëmtuar institucionet e këtij vendi. LVV e ka në dorë të zhbllokojë punën e Kuvendit”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

E papërgjegjshme dhe e papranueshme është mënyra se si Lëvizja Vetëvendosje trajton Kosovën, institucionet dhe qytetarët e saj.

Përpjekja e vazhdueshme për të degraduar çdo institucion është konstanta e vetme e kësaj lëvizjeje.

Nga gurët dhe gazi, deri te kryeneçësia e pakuptimtë, LVV nuk ka zgjedhur kurrë mjete për të sulmuar dhe dëmtuar institucionet e këtij vendi.

LVV e ka në dorë të zhbllokojë punën e Kuvendit.

Nuk e bën, sepse përdorimi i mjeteve normale në politikë dhe demokraci nuk është në traditën politike të saj.

Ndërkohë, aferat në fushën e energjisë nuk kanë të ndalur, çmimet rriten çdo ditë, e ne në Kuvend po merremi me ulëse dhe me emra të përveçëm.

Turp.

Shpërndaje në: