City arrin marrëveshje me Bravo

City arrin marrëveshje me Bravo

Manchester City raportohet se ka arritur marrëveshje personale me portierin e Barcelonës, Claudio Bravo, shkruan e përditshmja katalanase ‘Sport’.

Është trajneri i ri i ‘qytetarëve’, Pep Guardiola, ai i cili është i vendosur që marrëveshja për transferimin e lojtarit në fjalë të realizohet sa më shpejtë.

Forma jo e mirë e portierit të parë të City’t, Joe Hart, ka bërë që drejtuesit e klubit nga Etihad Stadium të kërkojnë alernativa tjera për portën. /Periskopi.com

Shpërndaje në: