City me stil kampioni, luan tenis me Chelsean (VIDEO)

City me stil kampioni, luan tenis me Chelsean (VIDEO)

Manchester City ka deklasuar 6-0 Chelsean, në derbin e kësaj jave të Premier Ligës. 

‘Qytetarët’ e nisën furishëm takimin pasi shënuan qysh në minutën e 4′ nëpërmjet Raheem Sterling.

Më pas, futbollistët e Maurizio Sarrit humbën në fushë dhe kësisoji Kun Aguero (13′ 19′) me dy gola të shpejt shënoi për 3-0.

Rezultatin e pjesës së parë e vulosi Ilkay Gundogan (25′) që realizoi për 4-0.

Në pjesën e dytë, ekipi i Guardiolas ishte padyshim i relaksuar ndërkohë mysafirët assesi nuk e gjenin dot një mënyrë për të ndërtuar një aksion.

Minuta e 56′ solli golin e pestë për Cityn. Azpilicueta shkaktoi penallti në Sterlind, teksa Aguero nga pika e bardhë ishte i pagabueshëm, duke kompletuar het-trikun e dytë rradhazi në Etihad dhe të 11-tin në karrierën e tij në Premier Ligë, duke barazuar rekordin e Alan Shearear.

Goditjen finale në shfaqjen më të dobët të Chelseat ndër vite ia dha Raheem Sterling (80′).

City merr primatin e Premier Ligës me 65 pikë për shkak të golaverazhit dhe një ndeshje më shumë se Liverpool, kurse Chelsea zbret në pozitën e 6.

Ndeshja e rradhës për Cityzens është ndaj West Ham në shtëpi, kurse ‘Blutë’ e presin Tottenhamin. /Periskopi/

Shpërndaje në: