CIVIL: Procesi zgjedhor po shoqërohet me parregullsi të vogla

CIVIL: Procesi zgjedhor po shoqërohet me parregullsi të vogla

 

Kemi fillim të mirë të ditës së zgjedhjeve, megjithatë e mbushur me parregullsi të vogla respektivisht probleme teknike me të cilët ballafaqohen këshillat zgjedhore që është si rezultat i mospërgatitjes së duhur than ë konferencën për shtyp Xhabir Deralla, nga asociacioni CIVIL.

Janë ngjitur pllakate në një komunë, raste në të cilat janë detektuar mesazhe me përmbajtje e cila e thyen  heshtjen zgjedhore pasi janë dërguar në shumë numra telefonik. Në anën tjetër Deralla theksoi se për tu përshëndetur është veprimi I komisionit zgjedhor në Resen pas zbulimit të dy fletëvotimeve në vendvotimin 1631 në Jankovec, të cilët kanë të njëjtin numër serik. Në komunën Aerodrom në disa vendvotime është theksuar se këshillat zgjedhor nuk kanë qenë të përgatitur si duhet. Po ashtu në konferencën për shtyp Xhabir Deralla theksoi se ka njerëz të cilët nuk janë spërkatur me sprej , që do të thotë mund të votojnë përsëri nëse duan. Vëzhguesit tanë  të cilët janë në kuadër të CIVIL dhe vijnë  edhe nga organizata Inkuziva na lajmërojnë se  kuverta për votuesit e verbër nuk ka në të gjitha vendvotime.

 

Shpërndaje në: