Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

09:30Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu, së bashku me përfaqësuesit e KFOR-it dhe LIMAK-ut, mbajnë konferencë për medie. (Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në ndërtesën VIP) 

09:30Avokati i Popullit organizon tryezë me temën “Sfidat e sistemit gjyqësor në zbatimin e
Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 

10:00 – 13:00Kuvendi i Kosovën shënon Ditën e Demokracisë. Për shkak të sitatës me pandeminë dhe masave kufizuese, të gjitha aktivitetet realizohen virtuaisht.Agjenda:10:00Video-mesazh i nënkryetares së Kuvendit, Saranda Bogujevci10:05  Video për fëmijë – Roli i komisioneve parlamentare11:00  Punëtori për Demokraci “Demos-ti“ (virtuale) me nxënës filloristë – Pjesëmarrës, deputetet: Arbëreshë Kryeziu Hyseni dhe Albana Bytyqi (anëtare të Forumit për Transparencë)13:00  Debat virtual “Efektet e pandemisë në shëndetësi dhe mirëqenie”Marrin pjesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të mediave dhe organizatave të tjera përfaqësuese, ndërsa moderohet nga deputeti Fridon Lala, anëtar i Forumit për TransparencëMesazhe për vaksinim – kartolina elektronike ​

10:00Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

10:00Me rastin e Ditës së Dëshmorëve në Prizren, Komuna e Prizrenit organizon aktiviteteAgjenda:10:00 – Homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë
10:30 – Vizitë në Monumentin e Lirisë
11:00 – Përurimi i memorialit të heroit “Besim Nrecaj” (Fshati Malësi e Re)

11:00Bëhet përurimi i punimeve në rrjetin e ujësjellësit për fshatin Aqarevë, ku nga nesër ky fshat do të filloj të furnizohet me ujë të pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit. (Aqarevë, Komuna Skënderaj)

Shpërndaje në: