Çka duan rusët nga Leonardo DiCaprio?

Çka duan rusët nga Leonardo DiCaprio?

Fansat e Leonardo DiCaprio mund të jenë hutuar pasi kanë parë një mori komentesh të shkruara në alfabetin cirilik.

Faqet e mediave sociale të yllit janë kapluar nga mijëra komente në tekstin cirilik duke i kërkuar yllit të “bëjë pjesën e tij për Liqenin Baikal”.

Baikal është një liqen i madh në Rusi, për të cilin nga Fondi Botëror për Natyrën thuhet se është nën kërcënim nga ndotja dhe gjuetia.

Llogaria e Instagram-it e DiCaprio është bombarduar me postime në rusisht duke kërkuar nga aktori ndihmë.

Komenti i fundit i përkthyer: “Levushka! Ruaj Bajkalin tonë! Ne ju kërkojmë këtë vëllazërim në emër të të gjithë Rusisë”.

DiCaprio duket se ka qenë në shënjestër për shkak të historisë së tij të ambientalizmit, pasi rregullisht bën postime në mediat sociale rreth ndryshimeve klimatike.

Ai themeloi Fondacionin Leonardo DiCaprio në vitin 1998 dhe i tha BBC-së në vitin 2016 se besonte se ndryshimet klimatike ishin çështja më e madhe me të cilën përballeshin të rinjtë sot.

Shpërndaje në: