Çka duhet bërë kur ngrihet freni i dorës?

Çka duhet bërë kur ngrihet freni i dorës?

Shumica e shoferëve do ta ngrehin frenin e dorës (parkimit) kur e parkojnë veturën. Mirëpo, në këto ditë të ftohta shumë shoferë nuk kanë mundësi që veturën ta prakojnë në garazhë, edhe pse jashtë ka kohë që temperaturat janë në minus.

I ftohti shkakton probleme të shumta për pronarët e veturave, përfshirë vështirësimin e vozitjes dhe startin e motorit nëse akumulatori është i dobët shkaku i ngricave. E këto ngrica mund ta ngrijnë edhe frenin e dorës.

Ndonjëherë sajlla e frenit të dorës ngrihet. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me mekanizmin që i mban të palëvizshme rrotat, gjgjësisht pjesët e frenave. Në këtë rast, duhet që thjesht ta lëvizni automjetin ngadalë (shumë ngadalë) përpara dhe mbrapa. Por, vetëm pak centimetra, në mënyrë që të mos e dëmtoni sistemin e frenimit. Përsëriteni këtë gjë disa herë. Nëse freni ende nuk lëshohet, gjeje diku një kabëll vazhdues dhe lidheni në te një tharëse flokësh. Drejtojeni ajrin e ngrohtë drejt rrotave që i bllokon freni i dorës – zakonisht janë rrotat e pasme – dhe kjo do të duhej të mjaftonte që freni të lirohet.

Shpërndaje në: