Çka është e djathta ekstreme, ideologjia që po vret emigrantët në botë?

Çka është e djathta ekstreme, ideologjia që po vret emigrantët në botë?

Një tjetër vrasës shokoi Gjermaninë, kur vrau tetë persona të tjerë e më pas edhe veten në qytetin Hanau afër Frankfurtit. Ai u zbulua më pas se kishte urrejtje të madhe për emigrantët dhe se i përkiste krahut të së djathtës ekstreme.

E djathta ekstreme ka shqetësuar si asnjëherë më parë Evropën, me liderët e saj që përmes artit të të shprehurit që ndonjëherë quhet edhe populizëm, po arrijnë suksese të vazhdueshme në garat zgjedhore të vendeve më të zhvilluara evropiane.

Partitë më të forta të së djathtës ekstreme ndodhen tashmë në Hungari, Poloni, Francë, Gjermani, Itali, Kroaci, Sllovaki dhe vende të tjera.

Për fat të mirë, prania ndërkombëtare ka zbutur ose ndryshuar qëndrimet e djathta ekstreme të partive politike në Kosovë, disa prej të cilave e mendojnë veten madje edhe si të majta.

Por, çka është e djathta ekstreme?

E djathta ekstreme manifestohet kryesisht te retorika e nacionalizmit ekstrem, e ideologjive që flasin për origjinën e njerëzve ku i bëhet thirrje dinjitetit e krenarisë për atë origjinë. Po ashtu, këto ideologji kanë tendenca autoritare, duke pasur një vizion organicist për botën.

Në rastin tonë ky vizion organicist ndodhet në fjalitë si “kemi gjakun shqiptar,” ose “o sa mirë me qenë shqiptar”.

Sot, ideologjia e së djathtës ekstreme përfshin neo-fashizmin, neo-nazizmin, alternativën e djathtë, nacionalizmin e barthë dhe të tjera organizata ultra-nacionaliste, shoviniste, ksenofobe, raciste, homofobike, anti-komuniste. /Periskopi

Shpërndaje në: