Çka është feja për Denzel Washington

Periskopi.com Showbiz

Në një intervistë për median e intervistave The Talks, Denzel Washington përgjigjet në disa pyetje, përgjigjet e të cilave, prej disave po i sjellim në shqip:

T:z.Washington, a kënaqeni duke luajtur rolin e djaloshit të keq?

Washington: Si aktor në teatër, ju mendoni se kurrë nuk do të luani një rol të tillë. Ju duhet ta duani veten (atë që jeni). Ju nuk mund të thoni “Oh, jam një djalosh i keq”. Si do ta luash këtë?

T: A ndikon në personalitetin tënd, kur duhet të eksploroni anën e errët të karakterit?

Washington: Jo, për mua është ende një amanet, është një rrugë shpirtërore. Unë besoj në Zot. S’kam frikë nga njerëzit, ia kam frikën Zotit.

T: A jeni njeri fetar?

Washington: Nuk po flas për fenë; po flas për shpirtëroren.

T: Cili është dallimi?

Washington: Feja për mua është kur njeriu del prej shpirtërores: ‘zoti im është i drejtë, i yti e ka gabim. Religjioni për mua është gjendje humane. Nëse jeni mysliman, s’mund të jeni i krishterë. Ky është (kuptimi) i religjionit për mua. Kur ata thonë “Oh, Zoti nuk do të të ruajë ty. Ti do të digjesh në zjarr sepse pi pije të mollës të mërkurën ose të enjten, ose çfarëdo çmendurish të tilla. Sidoqoftë. Më falni, nuk është se kam ndonjë mendim për të gjitha këto (Qesh)./Talks/Periskopi