Çka është standardi i dyfishtë për të cilin po akuzohet VV për ministrin Arben Vitia?

Çka është standardi i dyfishtë për të cilin po akuzohet VV për ministrin Arben Vitia?

Në dy ditët e fundit në vend kanë humbur jetën 46 persona nga Covid-19, e në javën e fundit 132. Kjo ka ngritur akuzën se anëtarët e VV-së po përdorin standarde të dyfishta gjykimi në lidhje me situatën pandemike dhe ministrat e Shëndetësisë. Por, çka është standardi i dyfishtë?

Së fundi janë ekspozuar shumë kritika që anëtarët e VV-së i kishin bërë qeverisë së kaluar kur rriteshin numrat e rasteve dhe të viktimave – e të cilat, megjithatë ishin dukshëm më të vogla se aktualet.

Madje, as kryetarja e Komisionit parlamentar për Shëndetësi, Fatmire Mulhaxha Kollçaku nuk po i kërkon dorëheqjen e madje as nuk po kritikon ministrin Arben Vitia për menaxhimin e pandemisë, shkruan Periskopi.

I vetmi deputet i Listës Vetëvendosje që guxoi të sulmonte Arben Vitinë ishte Burim Karameta – por i cili e pësoi rëndë me sharje e kërcënime nga militantët e partisë së Kurtit.

Por, çka është standardi i dyfishtë?

Standardi i dyfishtë është zbatimi i parimeve të ndryshme për situata që janë të njëjta apo të ngjashme.

Për këtë rast, qytetarët duhet të mendojnë formën e protestës së Vetëvendosjes nëse në krye të qeverisë e ministrisë së Shëndetësisë do të ishte dikush tjetër? Protesta masive? Kërkesë për shkarkim? Kërkesë për rrëzim të Qeverisë?

Të gjitha këto në fakt kanë ndodhur gjatë Qeverisë Hoti. Një numër i madh deputetësh i kanë kërkuar dorëheqjen ish ministrit Armend Zemaj kur numri i rasteve rritej. /Periskopi 

Shpërndaje në: