Çka keni bërë ju gjatë 24 orëve të fundit? Jeff Bezos shtoi në pasurinë e tij edhe 8 miliardë dollarë

Çka keni bërë ju gjatë 24 orëve të fundit? Jeff Bezos shtoi në pasurinë e tij edhe 8 miliardë dollarë

Pasuria e Jeff Bezos rritet me 8 miliardë dollarë në 24 orë. Fluturimi i aksioneve të tij në Ëall Street vjen si pasojë e vendimit të Pentagonit për anulimin e kontratës prej 10 miliardë me kolosin informatik Microsoft.

Kështu trashëgimia e tij tani ka arritur në 211 miliardë duke u renditur i pari në listën e njerëzve më të pasur në botë, i ndjekur nga Elon Musk me 180.8 miliardë.

Aksionet e tij u rritën menjëherë në bursën e Ëall Street pas anulimit nga Pentagoni të kontratës që kishte me Microsoft-in e Bill Gates për shërbimin Cloud, firmosur në 2019.

Më pas Pentagoni bëri të ditur se do të vijojë me një projekt pasi të ketë pranuar më shumë oferta dhe propozime, transmeton klanneës. Por në fakt, janë vetëm dy kompani që përmbushin të gjitha kërkesat për nënshkrimin e një kontrate të këtij niveli, që janë pikërisht Microsoft dhe Amazon Ëeb Services.

Një ndër kërkesat kyçe është pikërisht të punohet në tre nivele informacioni, që ndahen në jo të klasifikuara, sekrete e top-sekrete dhe me siguri të lartë kontrolli në nivel global.

Kontrata e re teorikisht duhet të zgjasë 5 vjet megjithatë gjithçka është ende në vlerësim, si kohëzgjatja ashtu edhe vlera.

Shpërndaje në: