Çka ndodh sot në Kosovë

Çka ndodh sot në Kosovë

Periskopi iu sjell ngjarjet e dites së sotme.

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. (Hagë, ora 08:00-16:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton raportit vjetor të punës së Komisionit për vitin 2021.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut shqyrton raportin e punës për vitin 2021, draft-planin e punës për vitin 2022.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim Projektligjin për Policinë Ushtarake në FSK, Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për statusin e Forcave në mes të Kosovës dhe Kuvajtit.

Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Mitrovicës së Jugut.

Komisioni për Legjislacion shqyrton Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje civile në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë Veriore.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës.

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme – debat parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

 

Shpërndaje në: