Çka ndodh sot në Kosovë

Çka ndodh sot në Kosovë

Ngjarjet e ditës së sotme, 27 shtator 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot vjen në Kosovë.

Agjenda e vizitës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Kosovë:

08.50 – Pritje ceremoniale nga Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, në oborrin e Kryeministrisë.

09.00 – Takim dypalësh me Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës. Në përfundim të takimit, do të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp

10.45 – Takim me Memli Krasniqi, kryetar i PDK –së (Selia e PDK-së)

11.20 – Takim me Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK –së (Selia e LDK-së)

12.00 – Takim me Behgjet Pacolli, kryetar i AKR –së (Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë)

12.20 – Takim me Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate (Hoteli “Sëiss Diamond”, Prishtinë)

12.45 – Takim me Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së (Selia e AAK-së)

13.30 – Drekë zyrtare me pjesëmarrjen e dy delegacioneve dhe prof. Rexhep Qosja (Vendi: Amazona Resort, Milloshevë) Përpara drekës do të mbahet një ceremoni e shkurtër për dekorimin e Rexhep Qoses, ku kryeministri Rama i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, me rastin e 85-vjetorit të lindjes së tij.

15.40 – Bisedë me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës (Salla 014 në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës)

Komuna e Skenderajt do të bëjë përurimin e objekteve të reja të dy shkollave fillore, në Polac (08:15) dhe Qubrel. (09:15)

Komisioni për Ekonomi shqyrton Projektligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit organizon tryezën “Turizmi rural: një mundësi e mirë për zhvillimin e qëndrueshëm. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:30)

Konstituohet komisioni ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 12:00)

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2021-22 kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në disa aktivitete:

09:00 – Përurimi i rekuizitave të sallës së edukatës fizike në shkollën “Dëshmorët e Kabashit” në Korishë,

09:30 – Zbulimi i emrit të ri të shkollës “Lekë Dukagjini” në “Gani Saramati”,

10:15 – Zbulimi i emrit të ri të shkollës “Abdyl Frashëri” në “Rexhep Hyseni”,

11:15 – Përurimi i rekuizitave të sallës së edukatës fizike në shkollën “Dëshmorët e Zhurit” në Zhur,

12:00 – Përurimi i ndërtimit të shkollës së re “Zef Lush Marku” në Velezhë.

Drejtoresha komunale e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Sevil Liman Kazaz, prezanton raportin e punës katërvjeçare të kësaj drejtorie. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal Prizren, ora 14:00)

Shpërndaje në: