Çka ndodhë nëse nuk konstituohet Kuvendi brenda 30 ditëve

Çka ndodhë nëse nuk konstituohet Kuvendi brenda 30 ditëve

Njohësi i Kushtetutës së Kosovës, Mazllum Bajraliu, ka thënë se nëse nuk konstituohet Kuvendi atëherë shkohet në zgjedhje të reja.

Ende nuk është lidhur koalicioni LDK-VV për qeverisje, ndërsa afati për konstituim të Kuvendit ka filluar pas certifikimit të rezultateve.

“ Nëse nuk konsitituohet Kuvendi brenda këtij afati, atëherë sipas dispozitave kushtetuese, pas 40 ditëve shkohet në zgjedhje”, thotë Bajraliu.

“Presidenti i shpall zgjedhjet, patjetër”, ka thënë tutje ai në T7.

Poashtu, Bajraliu thotë se presidenti ka të drejtë, sipas Kushtetutës, që në rast se nuk krijohet qeveria e re në tentimin e parë, në konsultim me partitë tjera, të shpallë një kandidat tjetër për kryeministër.

Shpërndaje në: