Çka ndodhi më 11 shtator 2001 në SHBA?

Çka ndodhi më 11 shtator 2001 në SHBA?

Sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në New York ishin një seri prej katër sish të koordinuara nga grupi terrorist al-Qaeda kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këto sulme vranë 2.996 njerëz, u plagosën mbi gjashtëmijë të tjerë dhe shkaktuan të paktën 10 miliardë dollarë dëme në infrastrukturë dhe dëme pronësore.

Në muajt dhe vitet pas sulmit kishte edhe njerëz që vdiqën nga sëmundjet që lidheshin me problemet e frymëmarrjes dhe kancerit.

Brenda një ore e 42 minutash, të dy kullat binjake 110-katëshe u rrëzuan në tokë duke shkaktuar pluhur të jashtëzakonshëm.

Shkatërrimi i Qendrës Botërore të Tregtisë dhe infrastrukturës së afërt e dëmtoi seriozisht ekonominë e Manhattan të poshtëm dhe pati një efekt të rëndësishëm në tregjet globale, të cilat rezultuan në mbylljen e Wall Street deri më 17 shtator dhe hapësirën ajrore civile në SHBA dhe Kanada deri më 13 shtator.

Pasuan edhe shumë mbyllje, evakuime dhe anulime për shkak të frikës nga sulmet e mëtejme.

Pastrimi i “World Trade Center” u përfundua në maj të vitit 2002, ndërkaq ndërtesa e re u përurua në nëntor të 2014-es.

Shpërndaje në: