Çka po ndodh me transferimin e Lukakut tek Interi?

Çka po ndodh me transferimin e Lukakut tek Interi?

Interi raportohet se ka ofruar 60 milionë euro plus bonuse për Romelu Lukakun, por 85 milionët e kërkuara nga Manchester Unitedi mund t’i japin fund negociatave.

Sipas “Corriere dello Sport”, oferta e “Nerazzurrëve” është 60 milionë euro, derisa pagesa do të ndahej në disa vite, transmeton Periskopi.

Mirëpo, Manchester Unitedi nuk po heq dorë nga kërkesa fillestare prej 85 milionë eurove.

Vështirësitë për ta shitur Mauro Icardin po i bëjnë gjërat edhe më të vështira për Interin, klub i cili nuk mund ta përballojë të investojë aq shumë në një lojtar.

“Calciomercato.com” potencon se shefi i “Suning Group” dhe Interit, Zhang Jindong e thotë fjalën e fundit rreth kësaj çështje. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: