Çka po ndodh me zëvendësin e Kurtit? – Probleme me gjumë, po i thinjen flokët e po i ndryshon personaliteti

Çka po ndodh me zëvendësin e Kurtit? – Probleme me gjumë, po i thinjen flokët e po i ndryshon personaliteti

Zëvendëskryeministri i vendit Besnik Bilsimi shumë herë ka treguar për çrregullimet e tij me gjumë, madje deklarata e tij i kishte mbështetur edhe shefi i tij, Albin Kurti. Por përveç telasheve me gjumë Bislimi nuk po i ka punët mirë as me stresin e që siç thotë ai po ndikon në pamjen e tij estetike, shkruan Periskopi.

Ka një javë që kam probleme me gjumë”, kështu kishte thënë gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2020 Bislimi.

Zëvëndësi i Kurtit kishte treguar se ka çrregullime me gjumë  me arsyen se kishte pritshmëri të mëdha që Vetëvendosje të fitonte 55 mandate në Kuvendin e Kosovës.

“Që një javë kam probleme edhe me gjumë pasi që nuk di se si t’i përgjigjemi një pritshmërie kaq të madhe”, kishte thënë Bislimi në Kanal 10.

Por kryenegociatori i Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi si duket nuk po mund ta menaxhoi mirë stresin në punë.

‘Stresi’ siç thotë ai që po ka gjatë bisedimeve me palën serbe po ndikon në thinjen e flokëve.

Në një debat televiziv para dy ditëve, Bislimi u ankua goxha shumë duke thënë se s’ka bisedë në Bruksel që s’i shkakton tension.

“Në qoftëse është rëndë, kjo nuk duhet të përkthehet në gatishmëri me lshu pej, rëndë është që ke presion më të madh, të thinjët flokët pak më shpejt, duhet me shku pak në qetsim mas dialogut. Nuk ka bisedë në Bruksel, që mua nuk më shkakton tension sesa një javë punë në Kosovë, sepse duhet të kujdesmi në maksimum edhe për presjet edhe pikat. Kam një frikë se ka filluar të ndryshojë personalitetin sepse kur jam me miq kujdesem edhe për pikat e presjet, ata më thonë nuk je me Lajcakun, je me neve”, tha Bislimi në RTK.

Kujtojmë se Kryeministri Kurti gjatë një konference për medie ishte ‘tall’ me zëvëndësin e tij duke ia shfrytëzuar deklaratën e para dy viteve, e që kishte pasur shumë reagime dhe ‘meme’ nga opininoni publik.

Kurti tha se zëvëndësi i tij bie të fle me preokupimin për zbatimin e udhërrëfyesit për energji.

“Zyra e Rregullatorit për Energji ka pasur dy javë ta bëjë licencimin dhe e ka bërë për dy ditë, por nga ana tjetër edhe sot e kësaj dite nuk e kemi regjistrin e konsumatorëve në veri dhe ky është preokupimi im kryesor dhe kjo është çështja numër një me të cilën zgjohet në mëngjes dhe bie të fle në mbrëmje zëvendësi im, nëse fle, Besnik Bislimi, sepse nuk ka gjë më të rëndësishme sot për të, por edhe pushtimin tonë që të zbatohet ai udhërrëfyes dhe përfundimisht të kemi shërbimin e furnizimit edhe në veri, pagesën e energjisë së konsumimit dhe stabilitetin energjetik në Kosovë”, ka thënë Kurti në konferencën e sotme për medie./PERISKOPI/

 

 

 

Shpërndaje në: