Çka po ndodhë me Dani Alvesin? Refuzoi të luajë për klubin e ri, mbetet pa kontratë

Çka po ndodhë me Dani Alvesin? Refuzoi të luajë për klubin e ri, mbetet pa kontratë

Dani Alvesit i është përfunduar kontrata me Sao Paulon pas mosmarrëveshje në lidhje me pagën.

38-vjeçari u rikthye në vendlindje në vitin 2019, pas 17 sezoneve jashtëzakonisht të suksesshme në Evropë, transmeton Periskopi.

Alves, i cili ende shpreson të luajë në Kupën e Botës më 2022, bëri 95 paraqitje për Sao Paolon, duke shënuar dhjetë gola për skuadrën nga Serie A braziliane.

Por pas mosmarrëveshjeve me klubin, ai tash ka ndarë rrugët me të, një muaj pasi fitoi medaljen e artë me Brazilin në Lojërat Olimpike të Tokios.

Menaxhmenti i Alvesit thotë se klubi i ka borgj atij rreth 2 milionë euro për të drejtat e imazhit, e cila është grumbulluar në dy vitet e fundit, prej kur kaloi te kjo skuadër.

Sao Paulo insiston se klubi ka paguar borgjin, edhe pse e pranon se disa shuma janë transferuar me vonesë.

Vlen të ceket se Alves është futbollisti më i suksesshëm i të gjitha kohëve, teksa ka 43 tituj të fituar, përfshirë Lojërat Olimpike. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: