Çka pritet të ndodh sot në Kosovë

Çka pritet të ndodh sot në Kosovë

Vazhdon procesi gjyqësore ndaj Salih Mustafës. (Hagë, ora 09:30-16:00)

Vazhdon procesi gjyqësor për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq. (Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, ora 9:30)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut diskuton çështjet e mbetura në sesionin vjeshtor sipas planit të punës së Komisionit Funksional. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban diskutim publik, me mbështetje të KDI-së me temën “Barrierat tregtare mes Kosovës dhe Serbisë”. Të ftuar ministrja e Industrisë Rozeta Hajdari dhe kryetari i OEK-ut Berat Rukiqi. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, objekti i ri i komunës, ora 10:00)

Grupi parlamentar i AAK-së organizon tryezën me temë “Pagat në sektorin publik, statusi aktual i projektligjit dhe urgjenca e procedimit të tij”. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 11:00)

Zyra e BE-së në Kosovë përuron ngrohtoren e re me biomasë në Rezinë – Gjakovë. (Ora 10:30-11:30)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton raportin me amendamente të Komisionit funksional për Ekonomi për Projektligjin për punimet nga metalet e çmuara. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Promovohet libri “Një shekull rrugëtim lirie” i autorit Veli Kajtazi. (Biblioteka “Pjetër Bodgani”, Prishtinë, ora 12:00)

Vazhdimi i seancës plenare së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)

Shpërndaje në: