Çka pritet të ndodh sot në Kosovë

Çka pritet të ndodh sot në Kosovë

Njihuni me ngjarjet e paralajmëruara për sot.

Ngjarjet e datës 12 qershor 2022:

Me rastin e 12 Qershorit- Ditës së Paqes, respektivisht 23 vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, Ministria e Mbrojtjes në emër të Qeverisë së Kosovës dhe në bashkëpunim me institucionet tjera të Republikës së Kosovës, në cilësi të organizatorit, bejnë homazhe nga krerët shtetëror te varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i Veprimtarit Adem Demaçi. (Velani, ora 8:30)

– Behën homazhe nga krerët shtetëror në Prekaz te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari. (Prekaz, ora 9:30)

– Behën nderime nga krerët shtetëror te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë. (Prishtinë, ora 10:30)

– Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, për nderë të Ditës së Çlirimit, promovon librat e subvencionuara, të autorëve: Sefer Tasholli, Shqipërim Qeriqi, Nerminete Demiri dhe Mërgim Bekteshi. (Biblioteka e Qytetit të Lipjan, ora 10:30)

– Performancë e Orkestrës Frymore të FSK-së dhe Togut Ceremonial të FSK-së – nga Sheshi “Skënderbeu” deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”. (Prishtinë, ora 11:20)

– Nën patronatin e Presidencës së Republikës së Kosovës mbahet manifestimi Qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit. (Bllacë, ora 12:00)

– Kino Lumbardhi, Dr. Velikonja do ta prezantojë librin e tij më të fundit “Graffiti politik post-socialist në Ballkan dhe Evropën Qendrore” i cili përdorë raste studimore të grafitive politikë në Ballkanin post-socialist dhe Evropën Qendrore për ta hulumtuar përdorimin e tyre si medium politik subversiv. (Kino Lumbardhi, ora 13:00)

– Në 17 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosjes!, kryeministri i Kosovës dhe njëherit kryetari i LV-së, Albin Kurti dhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci mbajnë konferencë për media. (Selia qendrore e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 16:00)

– Inagurohen tri shkronjat e Lavdishme “U Ç K” në fshatin Reçak Komuna e Shtimes. (Fshati Reçak, ora 19:30)

Shpërndaje në: