Çka pritet të ndodh sot në vendin tonë

Çka pritet të ndodh sot në vendin tonë

Në Kosovë sot nuk parashihet të ndodhin shumë ngjarje.

Do të mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit.

Po ashtu do të jetë edhe seanca e radhës për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga thesari i shtetit.

Ngjarjet e ditës.

10:00
Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK) publikon udhëzuesit për dizajnimin e strategjisë “Drejt një Strategjie Kombëtare të Drejtësisë Tranzicionale për Kosovën”, me autor Thomas Osorio. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë).

10:00
Mbahet seanca e radhës për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit, ku të akuzuar janë Labinot Gruda dhe Kadri Shala. (Gjykata Themelore, Prishtinë)

11:00
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, C301)

11:00
Mbahet edicioni i parë i festivalit ndëretnik i cili organizohet nga KosovaLive, dhe ka për qëllim promovimin e kulturave të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Në festival do të ketë stoli, ushqime, veshje, muzikë, instrumente etj. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

Shpërndaje në: