Çka tha ministër Mehaj për qortimin e Amerikës për Humvee-t? I tregon popullit Bekë Berisha

Çka tha ministër Mehaj për qortimin e Amerikës për Humvee-t? I tregon popullit Bekë Berisha

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, Bekë Berisha, pas raportimit të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, i quajti trillime dhe gënjeshtra të gjitha raportimet për qarje të raporteve me Shetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për mbështetjen me pajisje ushtarake.

Berisha në një konferencë për medie, tha se ministri i ka sqaruar se nota diplomatike e ShBA-së vjen para çdo ndihme ushtarake, që mos t’iu lejohen palëve të treta të njëjtat.

Lidhur me ndërrimin e komandantit të FSK’së, Berisha tha se kjo është normale.

Ndryshe, sot në Komisionin për Siguri ka raportuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Raportimi i tij lidhej edhe me ngjarjet e fundit dhe raportimet në media për një notë diplomatike të SHBA për veturat ushtarake që ishin donacion amerikan, e për të cilat sipas raportimeve SHBA i kishte çuar vërejtje serioze ministrit Mehaj që të mos i përdorë për nevoja tjera.

Madje sipas raportimeve, ministri i Mbrojtjes planifikonte që këto vetura t’i ngjyroste dhe t’ua jepte për përdorim njësive speciale në veri.

Shpërndaje në: