Çka tha Mourinho pasi humbi 6-1 nga klubi që ishte mposhtur nga klubi tjetër që u mposht nga Llapi?

Çka tha Mourinho pasi humbi 6-1 nga klubi që ishte mposhtur nga klubi tjetër që u mposht nga Llapi?

Bodoe/Glimt ka mposhtur me rezultat 6-1 ekipin e Romës në ndeshjen e xhiros së III në Conference League. Dhe, kjo humbje e ka hidhëtuar shumë trajnerin romak, Jose Mourinhon.

Vetëm para tre muajve, Bodoe/Glimt, një ekip që paramendojeni mban një thyese [/] në emrin e saj, kishte humbur nga KF Prishtina në kryeqytet.

Për ironi, KF Prishtina kishte humbur po në kryeqytet nga KF Llapi i Tahir Batatinës në kuadër të javës së gjashtë të Superligës tonë.

Natyrisht, kjo s’do të thotë se Batatina është më i mirë se Mourinho, por megjithatë ekipi i tij ndoshta do të mund të bënte lojë të mirë ndaj Romës së dobët të Mourinhos.

Por, çka tha ky i fundit pas humbjes turpëruese në Norvegji?

“Përgjegjësia është e imja. Unë i vura ata lojtarë që luajtën më pak, unë vendosa t’i bëja ndryshimet dhe të pushoja shumë lojtarë. Ne humbëm ndaj një ekipi që ka më shumë kualitet se ne. Bodo ka më shumë kualitet se startuesit tanë sonte. Është kaq e thjeshtë.” – u shpreh trajneri romak.

Kujtojmë që pjesë e AS Roma është edhe futbollisti shqiptar Marash Kumbulla. /Periskopi

Shpërndaje në: