Ç’ka thënë Baba Vanga për Putinin, 43 vjet më parë?

Ç’ka thënë Baba Vanga për Putinin, 43 vjet më parë?

Njerëzit në përgjithësi janë kureshtarë për të ardhmen, sidomos në një kohë si kjo kur e ardhmja duket e pasigurt në mbarë botën. Të gjithë duan të dinë se çfarë do të ndodhë më pas.

Në mesin e gjithë njerëzve që besojnë te parashikuesja bullgare Baba Vanga, po flitet për një tjetër parashikim të saj. Vanga, e njohur si Nostradamusi Ballkanit, ishte një parashikuese e verbër që kishte parashikuar ngjarje globale si sulmet terroriste të 11 shtatorit dhe Brexit. Së fundmi, thuhet se ajo kishte bërë një parashikim për Rusinë dhe çfarë do të ndodhë më pas.

Në vitin 1979, Vanga – e cila thuhet se kishte një shkallë suksesi prej 85% në parashikimet e saj – i tha shkrimtarit Valentin Sidorov se Rusia do të bëhej ‘zot i botës’ pasi Evropa të bëhej një ‘djerrinë’.

“Të gjitha do të shkrihen, sikur akulli, vetëm një do të mbetet e paprekur – lavdia e Vladimirit, lavdia e Rusisë. Askush nuk mund ta ndalojë Rusinë,” tha ajo. “Të gjithë do të hiqen nga rruga prej saj dhe jo vetëm që do të mbahet, por edhe do të bëhet zot i botës”.

Shpërndaje në: