Çka thonin njerëzit që ndodhen në Hagë për ‘arkivin’ e UÇK-së dhe a ndodhet ai në FSK?

Çka thonin njerëzit që ndodhen në Hagë për ‘arkivin’ e UÇK-së dhe a ndodhet ai në FSK?

Qeveria e Kosovës është pajtuar që të hapet arkivi i UÇK-së edhe pse nuk besohet që një i tillë ekziston. Çka thonin të paraburgosurit që ndodhen sot në Hagë për një gjë të tillë?

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, bëri të ditur dje se Serbia kishte pranuar ta hapte arkivin shtetëror për luftën e Kosovës ndërsa ishte pajtuar që të hapej edhe arkivi shtetëror i Kosovës për UÇK-në.

Serbia ka insistuar për një gjë të tillë në mënyrë që të përforconte narrativën e saj për komunitetin serb si viktimë e krimeve të organizuara të luftës nga ana e Ushtrisë tonë çlirimtare.

“Shqiptarët kanë kërkuar që të hapen të gjitha arkivat policore dhe ushtarake, dhe ne iu kemi thënë, sa i përket personave të zhdukur dhe zhvendosur, s’ka asnjë problem, por ju duhet t’i hapni arkivat e së ashtuquajturës UÇK, që ta shohim ku janë vrarë serbët dhe qytetarët tjerë jo-shqiptarë,” –kishte deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Nasim Haradinaj, i cili ishte nënkryetar i OVL UÇK, në muajin gusht të vitit të kaluar kishte deklaruar se UÇK-ja nuk kishte kurrfarë arkivi në një prononcim për BIRN, përcjell Periskopi.

Në anën tjetër, Jakup Krasniqi që kishte kryer funksionin e zëdhënësit të UÇK-së dhe që sot ndodhet po ashtu në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, kishte bërë një deklaratë të ngjashme.

“Unë jam i bindur se UÇK-ja nuk ka ndonjë arkivë të shkruar apo organizuar, përveç asaj që tashmë është shkruar apo thënë për të,” kishte deklaruar ai.

Ai kishte shtuar se komunikimet e brendshme mes Shtabit të Përgjithshë mtë UÇK-së dhe zonave operative të kësaj force guerile mund t’u jenë dorëzuar Trupave Mbrojtëse të Kosovës [TMK], që ishte para-ardhësja e FSK-së.

Por, nga FSK e kishin mohuar që ekziston diçka si arkivi i UÇK-së meqë UÇK-ja ishte formacion gueril. /Periskopi

Shpërndaje në: