Çka po ndodh? Zyrtarë e diplomatë: Në MPJ po na shantazhojnë, kërcënojnë dhe frikësojnë

Çka po ndodh? Zyrtarë e diplomatë: Në MPJ po na shantazhojnë, kërcënojnë dhe frikësojnë

Shoqata e Sindikalistëve në Ministrinë e Jashtme, ka protestuar para kësaj ministrie, duke thënë se po përballen me presione, shantazhe dhe kërcënime nga menaxhmenti i Ministrisë.

Të ndërpitet menjëherë kthimi arbitrat i diplomatëve të Republikës së Kosovës.

“Kemi dalë sot të shprehim pakënaqësinë, indinjatën dhe mospajtimit me zhvillimet e fundit në këtë ministri. Kjo protestë sot është akt publik dhe do të jetë i vazhdueshëm për shprehjen e pakënaqësive tona lidhur me veprimet arbitrare të kësaj ministrie. Kjo që po ndodh sot është e paprecent, asnjëherë në të kaluarën nuk ka ndodhur në një formë të tillë, përkundër vërejtjeve që kemi shprehur edhe në të kaluarën ndaj menaxhmenteve paraprake. Jemi dëshmitarë të një presioni prej secilit prej nesh dhe kemi kolegë që largohen të frikësuar. Në MPJ është instaluar në mënyrë të jashtëligjshme sistemi i kërcënimit, shantazhimit dhe privilegjeve të pamerituara në mënyrat nga më të ndryshme. Kjo mënyrë e të funksionuarit ndaj diplomatëve është në kundërshtim me Kushtetutën e shtetit tonë, duke u prekur liria, demokracia dhe të drejtat e njeriut”, ka thënë një nga përfaqësuesit e Sindikatës.

“Në këtë institucion nuk ekziston ambient i sigurtë – i pështatshëm për punë dhe mbrojtjen e integritetit fizik e moral të zyrtarëve. Shoqata Sindikalë kërkon që menjëherë të kthehet rendi kushtetues dhe ligjshmëria në shërbimin e jashtëm të kosovës. Të shfuqizohet rregullorja 1 thye 2021 për rregullimin dhe sistematizimin në MPJ. Kërkojmë të nxjerret ligji i ri për shëbrimin e jashtëm, që ka qenë në plan. Të ndërpritet sulmi ndaj aktivitetit sindikal, gjegjësisht ndaj kryetarit Agron Maloku dhe të shfuqizohet vendimi për largimin e dhunshëm të tij dhe kolegëve të tjerë”, tha ai, përcjell Periskopi.

“Një tendecë që t’i mohohet e drejta dhe të mohohen kuadrot, është e papranueshme. Së fundmi kemi një lëvizje ndaj kryetarit të shoqatës, Agron Maloku, duke e larguar nga detyra pasi ka pritu me lexu ligjin para se ta largonte”, tha një tjetër protestues nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

“I bëjmë thirrje Ministres që t’i ndalë këto përndjekje. Shpresoj dhe besoj që kjo të jetë hera e fundit dhe ti themi stop një diskursi përndjekës ndaj kuadrove që kanë merita të jashtëzakonshme jo vetëm në diplomaci por edhe në zhvillimin e administratës në përgjithësi” tha ai, përcjell Periskopi.

“Kjo që ka ndodhë, mendoj që përvec këtij epilogu të keq që ka marrë deri tash, do të jetë një forcim për diplomacinë tonë, për arsye se ministrat e re do të mësohen që imazhin e shtetit ta mbrojnë sic e meriton.

Konform legjislacionit në fuqi, kërkojmë që njerëzit të kthehen në pozitat që kanë qenë. Nëse ndonjëri nuk përmbush detyrat, është legjislacioni në fuqi dhe kërkojmë të respektohet ligji. Kjo është Republika që është bërë shumë sakrificë për të. Po besoj që do të duhej të revokoheshin të gjitha këto vendime, nëse nuk revokohen do të ndjeken të gjitha rrugët ligjore për t’i ndjekur hapat e mëtutjeshëm. Në këtë Republikë s’mund të jetë askush mbi ligjin. Kërkojmë që këto vendime të ktthehen dhe zyrtarët dhe diplomatët të kthehen në vendet e punës”, tha ai./Periskopi/

Shpërndaje në: