Ç’kuptim kanë 6 ëndrrat më të përhapura seksuale

Ç’kuptim kanë 6 ëndrrat më të përhapura seksuale

1. Kur sheh në ëndërr sikur ti ose i dashuri yt po të tradhton

Eshtë koha të mbash shënime. Nëse sheh këtë lloj ëndrre, do të thotë se je e pasigurtë në lidhje me marrëdhënien që ke. Duhet të komunikoni me njëri-tjetrin. Përmes kësaj ëndrre truri është duke të të thënë se keni nevojë për të biseduar rreth asaj që ju shqetëson me partnerin, për çdo dyshim që keni.

2. Kur sheh që ti po dominon mbi dikë apo po dominojnë mbi ty

Kjo lidhet me problemet e tjera të kontrollit në jetën tënde. Mendo për punën, për marrëdhënien dhe sesi ndihesh ti në raport me njerëzit/gjërat që të rrethojnë.

3. Ti në ëndërr po fle me dikë që është “i ndaluar” për ty

Kjo është një mënyrë e trurit për të nxjerrë ndjesitë, tundimin dhe për t’i procesuar ato. Kjo nuk do të thotë se ti do të bësh vërtet seks me të dashurin e shoqes së ngushtë dhe s’keni pse të ndiheni keq. Thjesht tregon se keni një lidhje të veçantë dhe të fortë me ta.

4. Një skenë seksi ku ti nuk po performon mirë

Eshtë shumë e përhapur sidomos tek burrat të cilët i frikësohen mendimit të qënit impotent apo të pasigurtë në shtrat. Nëse dikush po kalon një moment delikat në jetën e tij (jo domosdoshmërisht të lidhet me shtratin) mund të shohë një ëndërr të tillë.

5. Seksi me ish-in

Ti mund të mendosh që me siguri kjo është një shenjë që kërkon të ktheheni bashkë pasi ai është shpirti yt binjak. Në fakt është më e thjeshtë se kaq. Eshtë subkoshienca juaj që ju rikthen atë në mendje, sidomos në data që kanë qenë të veçanta për ju të dy. Duhet të çliroheni nga çdo ndjesi dhe në mëngjes ta harroni ëndrrën.

6. Seks në grup

Kjo jo domosdoshmërisht është përkthim i një fantazie seksuale. Njerëzit janë krijesa sociale prandaj nëse sheh një ëndërr të tillë, merre si shenjë paralajmëruese që duhet të dalësh atje jashtë dhe të lidhesh me botën.

Burimi: Bustle

Shpërndaje në: