Cleveland Cavaliers demolon Bostonin, fiton me 44 pikë epërsi (Video)
Mbrëmë është zhvilluar një ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Cleveland Cavaliers ka shënuar edhe një fitore n]ë serinë finale të Konferencës së Lindje, ku tani udhëheq me rezultat 2:0.
Kampioni aktual i NBA-s ka shkatërruar para shikuesve të mysafirëve skuadrën e Boston Celtics duke e mposhtur me rezultat 130-86, transmeton Telegrafi.
Për asnjë moment Cavs nuk e vëri në dyshim fitoren e radhës duke treguar se është pretendent kryesor për fitimin e titullit të kampionit edhe sivjet.
LeBrona James ishte në disponim të mirë duke shënuar 30 pikë ndërsa u ndihmua edhe nga Kyrie Irving me 23 sosh dhe dy pak e realizoi kevin Love, i cili regjistroi edhe ‘double-double’ në saje edhe të 12 kërcimeve.
Në anët tjetër më i dalluari ishte Jaylen Brown me 19 pikë dhe Avery Bradley me 13 sosh.
Kujtojmë se takimi i radhës mes këtyre dy ekipeve zhvillohet në orët e para të ditës së hënë (21 maj).



