Clinton kujton takimin e parë me Thaçin: Ishte i ri, por i mirë në armë

Clinton kujton takimin e parë me Thaçin: Ishte i ri, por i mirë në armë

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ka kujtuar edhe takimin e parë me presidentin aktual Hashim Thaçi.

Presidenti Clinton theksoi se ndihej i lumtur që gjendet në Kosovë, duke thënë se SHBA-ja i ka thënë ‘stop’ spastrimit etnik në Kosovë.

Ish-presidenti amerikan ka kujtuar edhe vitet e luftës kur ishte takuar me Thaçin, duke thënë se ka qenë i impresionuar që ai ishte kaq i ri, por i mirë me armë.

“Isha i impresionuar nga mosha e tij e re, por ishte i mirë me armë. Në anën tjetër kam qenë i mahnitur me urtësinë e tij dhe qëllimet paqësore, teksa ka qenë kryeministër dhe tani si president”, ka thënë Clinton.

Ai ka shtuar se do të jetë gjithmonë krenar për faktin se ka qenë president i Shteteve të Bashkuara kur kemi pasur nevojë që dikush të ngrihet dhe të thotë të ndalet spastrimi etnik, të ndalet largimi i njerëzve nga shtëpitë e tyre, të ndalet vrasja e civilëve të pafajshëm.

Shpërndaje në: