Cluj – Roma: Këto janë formacionet zyrtare

Cluj – Roma: Këto janë formacionet zyrtare

Roma do të luaj në udhëtim te Cluj në kuadër të xhiros së katërt të Grupit A në Ligën e Evropës.

Giallorosët kanë marrë shtatë pikë në tri përballjet e para, teksa Cluj ka katër pikë.

Roma e mposhti në ndeshjen e parë klubin rumun me rezultat të thellë 5-0, ndërsa shpreson në një tjetër fitore.

Triumfi i sotëm i Romës, do të bënte që Giallorosët të kalonin edhe zyrtarisht në raundin e eliminimit direkt.

Përkundër mungesave trajneri Paulo Fonseca nuk ka ndryshuar sistemin dhe do të luaj me formacionin 3-4-2-1.

Formacionet zyrtare:

Cluj: Balgradean, Susic, Manea, Burca, Camora, Djokovic, Itu, Rondon, Paun-Alexandru, Pereira, Debeljuh.

Roma: Lopez, Spinazzola, Cristante, Jesus, Peres, Calafiori, Villar, Diawara, Perez, Pellegrini, Mayoral.

Shpërndaje në: