Çmenden njerëzit: Vizitojnë masivisht vendin ku ndodhi shpërthimi nuklear

Çmenden njerëzit: Vizitojnë masivisht vendin ku ndodhi shpërthimi nuklear

Vendi ku ndodhi aksidenti më i rëndë bërthamor që nga 26 Prilli 1986 në Ukrainë ishte Fukushima. Një cunami në vitin 2012 dhe më pas shpërthimi bërthamor la të vdekur 573 njerëz, dhe pavarësisht kësaj Fukushima i rikthye sërish në një destinacion favorit për turistët.

Shumica e turistëve në Fukushima janë nga Tajvani që kanë për dëshirë t’i përjetojnë dy stinët që nuk i kanë në vendin e tyre, vjeshtën dhe dimrin.

Një gjë interesante që mund të provosh përderisa ngjitesh në kodrat e Fukushimas është se ka një varg kamerash klikuese, që e fotografojnë secilin si të ishte njeri i famshëm, shkruan CNN, përkthen Periskopi.

 

Fukushima është një vend mjaft i njohur në mbarë botën për ndryshimin e ngjyrave të gjetheve të vjeshtës, reshjet e mëdha të doborës, e po ashtu për pjeshkën dhe hurmën.

Nëse zgjedhni ta vizitoni këtë vend, çmimet janë 20 për qind më të ulëta se në qytete tjera turistike si për shembull Kjoto. Edhe ata që nuk e durojnë kallaballëkun, domethënë turmat e mëdha, Fukushima është një alternativë e pabesueshme.

Fukushima merr më pak se 2 për qind të turistëve ndërkombëtarë të Japonisë.

Kujtojmë se Japonia është duke besuar fuqishëm në rikthimin e Fukushimës, për fillimin e stafetës së pishtarit të Lojërave Olimpike Tokio 2020. /Periskopi

Shpërndaje në: