Ç’mendojnë djemtë për një puthje në takimin e parë?

Ç’mendojnë djemtë për një puthje në takimin e parë?

Të vendosni t’i jepni një puthje romantike personit që keni përballë është diçka tërësisht personale.

Nëse mezi prisni ta bëni, atëherë pse jo?

Sidoqoftë, një takim i parë që mbyllet me një puthje do të thotë shumë për lidhjen tuaj, por njëkohësisht mund të mos thotë edhe asgjë.

Një grup djemsh rendisin disa arsye pse duhet dhe pse nuk duhet të ketë një puthje në takimin e parë.

#1

Puthja në takimin e parë nënkupton se djali duhet t’i kërkojë përsëri për të dalë.

#2

Ndihmon për të parë nëse ka kimi mes jush.

#3

Mund të jetë një mënyrë për të kënaqur kuriozitetin e tyre ndaj jush.

#4

Është një hap i natyrshëm i kalimit nga “takim” në të “qenit në një lidhje”.

#5

Ndonjëherë, mjafton vetëm një përqafim për ta mbyllur takimin e parë.

#6

Kur jeni miq, puthja mund të jetë një mënyrë konfirmimi për ta çuar marrëdhënien në nivelin tjetër.

#7

Puthja është thjesht romantike. Nëse takimi po shkon mirë, pse jo?

#8

Edhe nëse e bën, s’do të thotë se gjërat mes jush do shkojnë më tej.

#9

Puthja do të thotë se ai është gati për më shumë, por kjo s’do të thotë se dhe ti duhet të ndihesh njësoj.

#10

Mund të jetë një mënyrë për të shprehur se çfarë ndjen.

#11

Në përgjithësi, një puthje në fund të një takimi të parë është shenjë entuziasmi.

#12

Ndonjëherë, s’do të thotë shumë, të paktën prej njërit prej personave.

#13

Puthja mund të jetë një mënyrë e mirë për të testuar ujërat mes jush.

#14

Duhet kuptuar se disa po puthin vetëm me shpresën për t’i përfunduar gjërat në dhomën e gjumit.

#15

Mënyra se si dikush puth në takimin e parë mund të tregojë shumë për llojin e marrëdhënies.

Ajo çfarë dihet me siguri:

Ju mund dhe duhet ta puthni dikë vetëm nëse e ndjeni se është momenti i duhur dhe kuptoni se edhe personi përballë jush po e kërkon këtë. Nëse nuk jeni gati, nuk ka asnjë problem. Nëse dikush përpiqet t’ju puthë, por ju nuk doni, tregojani këtë.

Nuk ka asnjë formulë që tregon se si duhet të shkojë një takim dhe kjo i bën ato më interesante.

Burimi: Your Tango

Shpërndaje në: