Çmenduri: Dasmorët gjuajnë me kallashnikov rrugës për ta marrë nusen

Çmenduri: Dasmorët gjuajnë me kallashnikov rrugës për ta marrë nusen

Mund të duken si video të bëra në vitet 1997 atëherë kur “armët ishin sheshit”, por jo! Janë shkrepur në vitin 2021.

Bëhet fjalë për një dasmor, i cili pasi ka marrë nusen, ka shkrepur nga makina e tij ‘Range Rover’ me kallashnikov në ajër disa herë.

E gjitha ka ndodhur në autostradën e Laçit dhe janë pamje aspak të zakonta për vitin në të cilin jetojmë. Ndërkohë më herët është publikuar një video të dasmorëve që zbresin nga makina dhe dalin të kërcejnë, dasmorët bllokojnë qarkullimin në autostradën Thumanë-Milot. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtën, por ajo që shihet në pamje është vërtetë shqetësuese, që gëzimi i madh kurrsesi nuk mund ta justifikojë.

 

Shpërndaje në: