Çmenduri: Qytetarët dalin në shesh dhe kërkojnë bileta për ndeshjen Kosovë-Angli

Çmenduri: Qytetarët dalin në shesh dhe kërkojnë bileta për ndeshjen Kosovë-Angli

 

Se kërkesa e biletave për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës në futboll në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë është e lartë, kjo dihet. Por, ardhja e Anglisë e ka çuar në një tjetër dimension kërkesën, e madje edhe format e të kërkuarit.

Edhe pse shitja dhe blerja në tregun e zi është vepër penale, qytetarëve të Kosovës nuk iu bën për ligjin kur në pyetja është ekipi i tyre i zemrës, Kombëtarja e Kosovës.

Ata kanë filluar të kërkojnë bileta në çdo platformë të mundshme të shitblerjes, në rrjetet sociale të Internetit dhe kudo tjetër, shkruan Periskopi.

Por, së fundi mund të shihen edhe qytetarë të ndryshëm të Kosovës të cilët kanë dalë me letra në duar duke kërkuar dëshpërimisht bileta për lojën e sotme.

Një qytetar i kontaktuar nga Periskopi pranoi të fotografohej me kërkesën e tij, duke u munduar t’i rriste gjasat për gjetjen e një bilete për ndeshjen e sotme.

 

Ndryshe, Kosova ka humbur të gjitha gjasat për kualifikim nga faza e grupeve – por, dashuria e “dardanëve” nuk është zbehur. /Periskopi

Shpërndaje në: