Çmenduria po vjen – 55 vjeçari Mike Tyson shumë shpejtë në ring, ky është kundërshtari i tij

Çmenduria po vjen – 55 vjeçari Mike Tyson shumë shpejtë në ring, ky është kundërshtari i tij

Dy prej personazheve më të diskutueshëm të boksit, secili nga një brez i ndryshëm, po i afrohen gjithnjë e më shumë hyrjes në ring.

Legjenda Mike Tyson do të përballet me influencuesin dhe boksierin Jake Paul, i cili së shpejti do të fillojë bisedimet, përcjellë Periskopi.

Ka qenë vetë Mike Tyson ai që ka treguar se këtë javë do të jetë në komunikim me Paulin për të folur për detajet e një meçin mes të dyve, që padyshim do të ishte ndeshje e çmendur.

“Unë do ta telefonoj atë (Paulin) dikur të premten dhe do të flasim, absolutisht”, tha Tyson për Club Random Podcast.

Vetë Paul ka kërkuar vazhdimisht të bindë Tyson që të përballet me të në ring, por Mike Tyson ka qenë i qartë,  flitet se një ndeshje e tillë mund të kushtojë rreth 300 milionë dollarë.

Shpërndaje në: