Çmimet e derivateve për 24 orë, benzina do të shitet më shtrenjtë

Çmimet e derivateve për 24 orë, benzina do të shitet më shtrenjtë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet për derivate për 24 orët e ardhshme në Kosovë.

Ato nuk kanë ndryshuar nga dita e djeshme, derisa dizeli do të shitet  1.86 euro për listër, benzina 1.75 dhe gasi 0.78.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës si në vijim:

Për secilin produkt të naftës

1. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.86 € për litër;

2. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.75 € për litër;

3. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër.

Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 30/06/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Shpërndaje në: