Çmimi i naftës në bursë i njëjtë si në janar, në karburante 20% më shtrenjtë

Çmimi i naftës në bursë i njëjtë si në janar, në karburante 20% më shtrenjtë

Çmimet e naftës kanë rënë në nivelet më të ulëta këtë vit në bursa. Një fuçi shitet në bursën e Londrës 84 dollarë, aq sa në janar. Me këtë çmim në pikat karburanteve, një litër naftë është shitur për 180 lekë.

Një fuçi naftë po shitet sot 84 dollarë në tregun europian. Ky është niveli më i ulët që nga fillimi i këtij viti, kur një fuçi kulmoi në 128 dollarë në mars.

Madje, me këtë çmim, nafta tregtohej në ditët e para të janarit dhe tetorin e vitit 2021.

Por, në pikat e shitjes së karburanteve në Shqipëri, ka diferencë nëse e krahasojmë me periudhën në fjalë.

Në tetor dhe janar, një litër naftë shitej për 180 lekë, ndërsa sot, çmimi në treg është 220 lekë, ose 22% më shtrenjtë.

Luhatja e çmimit në tregjet ndërkombëtare, për bordin që ka marrë përsipër caktimin e çmimit tavan nuk duhet të parë në këto tabela, edhe pse referenca për çmimet mesatare europiane merret aty.

Shpërndaje në: