Çmimi për idiotin e ditës i shkon Deontay ëilderit pas deklaratës së tij të fundit për Tyson Furyn

Çmimi për idiotin e ditës i shkon Deontay ëilderit pas deklaratës së tij të fundit për Tyson Furyn

Kampioni i WBC, Deontay Wilder është tallur me Tyson Furyn dhe problemet e tij me shëndetin mental, me tensionet që janë ngritur në maksimum, dy ditë para meçit.

Dy superyjet e peshave të rënda do të testojnë dorezat në rimeçin epik të shtunën, derisa të dy janë të dëshpëruar të triumfojnë pas barazimit kontraverz në përballjen e parë, transmeton Periskopi.

Dhe në përplasjen e tyre kokë më kokë, Wilder – si një idiot i vërtetë – u tall me shëndetin mental të britanikut duke thënë:

“Mos harro asnjëherë se kur të gjeta, ishe i zhytur në kokainë. Ishe një shtëpi e madhe, duke menduar ta vrasësh veten,” u shpreh amerikani.

“Kurrë mos harro kush të riktheu në boks. Unë të riktheva, të solla zvarrë prapa, vendosa ushqim mbi tavolinën e familjes tënde për të ngrëmë dhe po e bëj përsëri për herë të dytë.”

Shikoni videon e mëposhtme nga minuta 2:10. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: