Çollaku: Ja dy dështimet e Qeverisë Kurti që po e turpërojnë Kosovën

Çollaku: Ja dy dështimet e Qeverisë Kurti që po e turpërojnë Kosovën

Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Bekim Çollaku, ka kritikuar Qeverinë Kurti pasi Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka ironizuar me Kosovën duke thënë se “është i shqetësuar për informacionin se Kosova do të fillojë një fushatë të re më 4 shtator për njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, përcjell Periskopi.

Sipas Çollakut, Qeveria aktuale do të mbahet në mend për dy dështimet më të rënda , të cilat e kanë turpëruar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“E para, ka të bëj me rangimin e Kosovës në vendin e parë në botë për numrin e lartë të infektimeve me virusin COVID-19 dhe Delta. E dyta, me shkatërrimin e shpejtë të sistemit diplomatik të Kosovës”, shkruan Çollaku.

“Duke qenë në dijeni për këtë situatë të mjerë të diplomacisë sonë, sot Vuçiqi është tallur dhe ka ironizuar me Kosovën, duke thënë se “është i shqetësuar për informacionin se Kosova do të fillojë një fushatë të re më 4 shtator për njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare”.

Çollaku ndër të tjera shtoi se kjo situatë është vërtetë e dhimbshme dhe na bën të gjithëve të ndihemi keq.

“Dëmi i shkaktuar dhe imazhi i keq nuk do të riparohen për vite të tëra”, përfundoi ai./Periskopi/

Postimi i plotë:

 

 

 

Shpërndaje në: