Çollaku: Ratifikimi i demarkacionit mund të bëhet deri në fund të vitit

Çollaku: Ratifikimi i demarkacionit mund të bëhet deri në fund të vitit

Procesi i demarkacionit me Malin e Zi nuk ka shanse të kthehet në pikën zero, ka thënë ministri i Integrimit, Bekim Çollaku. Ai thotë se ky mbetet kriter nga Komisioni Evropian dhe nuk do të ndryshojë, prandaj nuk duhet të humbet kohë në këtë drejtim.

Çollaku ka bërë thirrje për konsensus politik mes të gjitha palëve, sepse çdo vonesë, sipas tij, do të ketë pasoja, ndërsa tha se nuk është patjetër të kalojë në këtë sesion, me rëndësi që të kalojë brenda vitit 2016.

Fillimisht, partitë në pushtet insistonin që çështja e demarkacionit me Malin e Zi të përfundonte në Kuvend para pushimeve verore, por se tash duket se kështu nuk do të ndodhë.

Shpërndaje në: