Conte: Arsenalin mund ta mposhtim me këtë lojtar
Trajneri italian thotë se mesfushori i njohur ka stërvitur mjaft shumë dhe ka shumë gjasë të nisë lojën si titullar.
“Përballja me Arsenalin është speciale për Cesc. Ai është stërvitur mjaft mirë dhe ka shumë mundësi që të nisë lojën si titullar”, deklaroi Conte.
“Gjithsesi, nuk e kam vendosur plotësisht 11-shën startuese. Por, fakti që Fabregas e njeh mjaft mirë Arsenalin, mund të jetë një ndihmë e madhe për t’i mundur pikërisht me të në fushë”. /Periskopi.com



