Conte dalëngadalë po e rikthen Interin në superfuqi: Siguron fitore komode në ‘Derby della Madonnina’

Conte dalëngadalë po e rikthen Interin në superfuqi: Siguron fitore komode në ‘Derby della Madonnina’

Interi ka regjistruar një fitore të rëndësishme kundër rivalit lokal, Milanit, në derbin e famshëm të ashtuquajtur “Derby della Madonnina”.

“Nerazzurrët” treguan se po i kthehen pak nga pak formës së dikurshme nën urdhërat e Antonio Contes, derisa fillimisht kaluan në epërsi në minutën e 49-të, raporton Periskopi.

Marcelo Brozovic realizoi pas asistimit nga Stefano Sensi.

I shumëpërfoluri dhe kritikuari, Romelu Lukaku në mënyrë brilante iu kundërpërgjigj kritikëve në minutën e 78-të kur relaizoi me kokë për 2-0 pas asistimit nga Nicolo Barella, duke ia vulosur fitoren skuadrës së tij.

Pas këtij triumfi, Interi është i paprekshëm në pozitën e parë me 12 pikë pas katër ndeshjeve, ndërsa Milani renditet ne vendin e shtatë me gjashtë pikë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: