Conte: Fabregas në planet e mia

Conte: Fabregas në planet e mia

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte thotë Cesc Fabregas bën pjesë në planet e tij për të ardhmen.

Mesfushori i njohur është përfolur shumë kohëve të fundit për një largim të mundshëm nga Stamford Bridge, mirëpo trajneri italian shuan zërat që e lidhin 29-vjeçarin me largimin nga pesë herë kampioni i Anglisë.

“Jo, nuk po e konsideroj shitjen e Fabregas. Ai bën pjesë në planet e mia”, deklaroi Conte.

“Ne të gjithë e dimë se ai është një lojtar fantastik. Cesc është lojtar i madh”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: