Conte: Ja si e mposhtëm Cityn e Guardiolas
“Mendoj se sot ishte një ndeshje shumë e luftuar deri në minutën e fundit. Të dyja skuadrat patën shanset e tyre për të shënuar. Skuadra ime tregoi shumë karakter dhe kjo ishte mënyra e vetme për të fituar, por duhet të punojmë për t’u rritur edhe më shumë.
Zënka? Më vjen keq që ndodhi të tilla përplasje. Aguero është lojtar fantastik, por kur humbet është e vështirë për mbash kontrollin. Më shumë nuk mund të them”, u shpreh Conte për mediat angleze./albeu.com/



