Conte me mesazh për Pirlon

Conte me mesazh për Pirlon

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur në lidhje me pjesëmarrjen e ekipit të tij në Europa League. Ai ka shpalosur objektivat e klubit të tij. “Ne duam të shkojmë në finalen e Europa League, por për të arritur diçka të tillë duhet të punojmë fort”.

Interi do të ndeshet me Bayer Leverkusen pasi eliminoi Getafen. “Është një skuadër shumë cilësore dhe e vështirë. Duhet të futemi në fushën e lojës me dëshirë dhe të bëjmë mirë. Leverkuseni është një ekip shumë i vështirë, prandaj nuk duhet të gabojmë”.

Sulmi – “Nëse skuadra bën mirë Lukaku, Lautarto dhe Sanchez bëjnë mirë. Është meritë e skuadrës dhe përformancat e mira të sulmuesve tanë. Meritat duhet t’i ndajmë në të gjithë skuadrën”.

Pirlo – “Jam shumë i lumtur për të. I kam dërguar një urim shumë të madh. Ai i ka dhënë shumë futbollit dhe është njeri shumë i madh. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, fakti që lojtarët që kam stërvitur po bëhen trajnerë do të thotë se po plakem”.

Shpërndaje në: