Conte paralajmëron largimin e Fabregas

Conte paralajmëron largimin e Fabregas

Ky i fundit ka qenë shumë i përfolur kohëve të fundit për një largim të mundshëm nga Stamford Bridge.

Mirëpo, trajneri italian thotë se 29-vjeçari do të qëndrojë te kjo skuadër të paktën deri në verë.

“Jemi në fillim të nëntorit dhe është herët të flasim për këtë”, deklaroi Conte.

“Fabregas është lojtar i Chelseat dhe jam i lumtur që e kam në skuadër. Tani është koha që ai të shërohet dhe të qëndrojë me ne deri në fund të sezonit”.

Ish-anëtari i Arsenalit dhe Barcelonës shpeshherë nuk ka qenë zgjedhja e Contes në formacionin bazë dhe kjo ka shtuar spekulimet për një largim të mundshëm të tij. /Periskopi.com

Shpërndaje në: