Correa dhe Vidal do t’i mungojnë Interit në ndeshjen ndaj Fiorentinas

Periskopi.com Sporti

Inter do të paraqitet në ndeshjen kundër Fiorentinas me dy mungesa të mëdha.

‘Zikaltrit’ do të kenë mungesa në repartin e mesfushës, por edhe në fazën e sulmit, përcjell Periskopi.

Sipas raportimeve të fundit, Joaquin Correa dhe Arturo Vidal do të jenë dy mungesat për Inzaghi.

Correa pësoi lëndim në ndeshjen e fundit, të cilën Inter e fitoi 6:1 përballë Bolognas.

Vidal në anën tjetër vuan nga një dëmtim muskulor, i cili do t’ia pamundësojë paraqitjen ndaj ‘Violas’. /Periskopi/

Shpërndaje në: