“Coutinho është Hazardi i Liverpoolit”
Simon Mignolet ka thënë se Philippe Coutinho është po aq i rëndësishëm për Liverpoolin, sikurse që është Eden Hazard për Chelsean.
“Nuk mund t’i vësh lojtar që e përcjellë nga pas. Philippe e kontrollon topin në mënyrë brilante”.
“Në Ligën Premier të duhen lojtarë kreativ që ta hapësh lojën. Te Chelsea e kanë Eden Hazardin. Manchester City e kanë Raheem Sterling, David Silva ose Kevin De Bruynen”.
“Ai është një djalë i mirë që punon shumë. Ai është shumë i rëndësishëm për në”.
“Është shumë pozitive që ai ka nënshkruar kontratë të re më ne. Shpresojmë që të qëndrojë në Liverpool për shumë vite”, ka thënë Mignole.



